Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se edhe dy avionë u nisën drejt Egjiptit me ndihma si gjeneratorë dhe produkte mjekësore për t’u dërguar në Gaza.
“Me qëllimin e ndihmës për të sëmurët e Gazës, drejt Egjiptit u nisën edhe 2 avionë. Kryesisht ndihma në këto dy avionë përbëhet nga gjeneratorë dhe produkte mjekësore. Aktualisht ka arritur në 6 numri i avionëve të ndihmës. Do të vazhdojmë ndihmat tona. Përpjekjet tona vazhdojnë me urgjencë për të bashkuar mundësitë me të sëmurët në Gaza”, tha ministri Koca në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale.
Burimi: AA