Avokati Artan Simoni, i cili u caktua nga GJKKO për çështjen e ish kryeministrit Sali Berisha u zëvendësua me kërkesë të prokurorisë.
Në njoftimin e bërë publik për mediat, bëhem me dije se do zgjidhet një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet.
Seanca do te zhvillohet nesër në orën 10:00 të mëngjesit.
Njoftim
Me kerkese te Prokurorise, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am.
Artan Simoni u zgjodh avokat kryesisht nga GJKKO, pasi dy mbrojtësit ligjorë të Berishës braktisën seancën. Ky veprim i tyre erdhi pas rrëzimit të kërkesave të tyre nga gjykata. Ndaj ish kryeministrit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Kundër avokatit Artan Simoni doli edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili në një postim në Facebook, përmes ironisë shkruante se do ishte më mirë që të ishte caktuar në mbrojtje Taulant Balla.
“Ky eshte “avokati” qe gjykatesja qe shkeli kushtetuten ka caktuar per te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!”, shkruante Shkëlzen Berisha.
Postimin e tij ai e shoqëroi me nje foto të statusit të avokatit, i cili pak ditë më parë kishte reaguar për procesin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
