Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati janë dy avokatet e caktuara nga shtetit, të cilat do të mbrojnë interesat e ish-kryeministrit Berisha në çështjen për privatizimin e ish kompleksit Partizani ku ai po hetohet nga SPAK.
Sot zhvillohet në GJKKO seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Berishën, ndërsa për dy ditë ato kanë dështuar.
Ish-kryeministri Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Një ditë më parë, avokatët u larguan nga seanca me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimin e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit për masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin.
GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni të paguar nga shteti në mbrojtje të interesave të Berishës. Por pas një statusi në Facebook të Shkëlzen Berishës, djalit të ish- kryeministri edhe ky avokat është larguar.
Shkëlzen Berisha, publikoi një status në rrjete sociale të avokatit Simoni, i cili dy ditë më parë, fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.
Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur largimin e Simonit, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit duke e zëvendësuar me Rabie Cenalian dhe Jalldiz Kastratin.
