Të përfshihesh në një “shëtitje të heshtur” do të thotë të heqësh qëllimisht telefonin tënd ndërsa jeni duke ecur. Pa telefonata, pa muzikë – vetëm tingujt e natyrës, trafikut, hapave dhe mendimeve tuaja. Për disa njerëz, largimi nga teknologjia dhe zhurma urbane në këtë mënyrë mund të ndryshojë një ecje kaotike në një periudhë ushtrimesh të ndërgjegjshme. Sidomos kur shumë prej nesh janë aq të mësuar me përdorimin e ekranit gjatë gjithë ditës, – nëse jeni të varur nga teknologjia, të angazhuar me shkollën apo punën – është e rëndësishme që herë pas here të shkëputeni nga rutina e përditshme dhe një “ecje e heshtur” në natyrë mund të jetë idealja.
Ju madje mund të shkoni aq larg sa të pretendoni se ecja e heshtur është një formë meditimi. Kur nuk jeni duke dëgjuar asnjë media ose duke folur me miqtë ose familjen, jeni një hap më afër lidhjes me trupin tuaj, relaksimit të mendjes tuaj dhe lënien e mendimeve tuaja të rrjedhin ndërsa lëvizni. Për më tepër, ecja e vazhdueshme në vetvete mund të jetë një formë shumë efektive e stërvitjes dhe një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin.
Por a është ecja e shoqëruar me muzikë një tregues vetmie? Jo domosdoshmërisht! Një studim i vitit 2019 në Sport, i kryer nga studiues në Universitetin Samford tregoi se pjesëmarrësit që dëgjonin muzikën që u pëlqente gjatë stërvitjes, ndjeheshin më pak të lodhur gjatë stërvitjes së tyre, sepse ishin në gjendje të shkëputeshin në një mënyrë pozitive. Megjithëse ecja e heshtur është një mënyrë e shkëlqyer për t’u shkëputur nga teknologjia dhe për të filluar të lidheni me veten, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përdorni teknologjinë ose muzikën për të rritur prezencën tuaj apo edhe për t’ju ndihmuar të përqëndroheni nëse ky është qëllimi juaj.
Ecja e heshtur është shfaqur në mediat sociale si një trend, por është me të vërtetë një mënyrë e mirë që ndonjëherë të shkëputeni nga teknologjia dhe të lidheni me veten dhe natyrën.
Pavarësisht se kjo do të thotë të fikni muzikën ndërsa ecni ose të gjeni mënyra të tjera për të praktikuar përqëndrimin gjatë gjithë ditës, heshtja dhe ecja (ose të dyja në të njëjtën kohë) mund të kenë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj fizik dhe mendor./ EatingWell.com
Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni.
