Skip to content

Operacionet antidrogë, Ministri Balla: Prioritet i policisë, siguria në shkolla dhe lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ja porosia për efektivët

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me operacionet e fundit antridrogë të zhvilluara nga Policia e Shtetit, duke u shprehur se tashmë po shënohen rezultate konkrete.

Ministri Balla ka ripërsëritur porosinë ndaj Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndër të tjera Balla thekson se Policia e Shtetit ka sot prioritete kryesore paketën e sigurisë në shkolla si dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë.

Ndërsa e garantoj publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, ripërsëris porosinë Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit i ka sot #PaketëneSigurisënëshkolla dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore.

“”