Skip to content

Maxhoranca detyrohet të ndërpresë seancën! Opozita pengoi punimet duke u ‘zaptuar’ kartat e fonisë socialistëve!

UPDATE/  Opozita ka detyruar maxhorancën të mbyllë sërish punimet e Kuvendit të Shqipërisë, duke mos lejuar punimet normale.

Strategjia e të djathtëve nuk doli si herën e kaluar për t’u zaptuar vendin ministrave dhe kryetares së Kuvendit, por ata e penguan mbarëvajtjen e seancën duke u hequr kartat e mikrofonave deputeteve ë PS.

Sa herë socialistët morën fjalën, deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi u kanë shkuar pranë kolegëve dhe u kanë prerë fjalën, duke i hequr kartën e zërit dhe të votimit nga aparati i Kuvendit.

Efektivët e gardën kanë tentuar t’i mbrojnë me trup, për të mos i lejuar, por ka qenë e kotë.

Seanca ka zgjatur vetëm 47 minuta bashkë me ndërprerjen, ndërkohë që Lindita Nikolla është detyruar t’i japë fund seancës.

“Duket qe deputetët e opozitës kanë ardhur me plan të qartë për të mos lejuar punimet e Kuvendit. Seancën e deklaroj të mbyllur”, tha Nikolla.

Më herët ajo i dha fjalën socialistes Klodiana Spahiut, por kjo e fundit s’ka mundur të flasë, pasi demokratët i ‘sabotuan’ foninë.

Më herë për shkak të heqjes të së drejtës së fjalës, Bledion Nallbati i PD dhe Vullnet Sina i PS, janë konfrontuar fizikisht, ç’ka degradoi seancën e Kuvendit.

 

 

 

*******
Ka nisur me tensione seanca plenare e Parlamentit. Deputetët e opozitës kanë rrethuar sërish foltoren e Kuvendit. Nderkohe qe mes ligjvenesve te PS dhe Pd nuk kane munguar dhe konfrontimet fizike me grushte.

 

Ndërkohë që deputetët e opozitës janë penguar nga Garda e Republikës.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të largohet nga salla e Parlamentit, efektivët e Gardës së Republikës.

Të dalë jashtë garda! Nxirrni gardën e republikës”- janë shprehur deputetët e PD.

VIJON….

“”