Skip to content

“Sa herë Non-grata ka hall, ju vini zaptoni Foltoren”- Deputetja e PS-së: Kjo është fotografia! Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend ndërsa dy deputë, Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina janë përplasur fizikisht.

Pranvera Resulaj: Kjo është fotografia sa herë që ka një sukses nga mazhoranca. Samiti i Berlinit në Tiranë. Non grata në hall të madh.

Sa herë që kemi lajme të mira. Sa herë duhet ët flasim për problemet e qytetarëve, kemi këtë fotografi.

Samiti i Berlinit në Tiranë, Shqipëria në gjithë faqet e gjithë vendeve të Evropës

Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi.

Sa herë që Non -grata ka halle, aq herë ju vini dhe zaptoni foltoren.

“”