Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një dalje për mediat nga selia e partisë ka komentuar hetimet e nisura nga SPAK për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për provatizimin e kompleksit “Partizani”.
Meta tha se aktakuzat janë bërë në kongresin e PS nga kryeministri Edi Rama, teksa shtoi se SPAK ka shkelur Kushtetutën me anashkalimin që i ka bërë Parlamentit për këtë çështje.
Kreu i PL thotë gjithashtu se ky hetim, është një rrëshqitje, jo e papritur, e drejtësisë së re.
“Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta.
