Ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka shkuar në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai pritet të merret në pyetje në lidhje me kallëzimet e tij të ngritura për krime zgjedhore.
Lefter Maliqi mbërriti paraditen e sotme (1 nëntor) në ambientet e SPAK.
Ai ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore.
Më 21 korrik, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.
