Avokatja franko-izraelite, Nili Kupfer-Naouri, ka shkaktuar kritika të shumta pasi pretendoi se “nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”.
“Kërkoj falje, por nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”, tha Kupfer-Naouri në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin francez të lajmeve CNews.
Prezantuesja e programit televiziv e ndërpreu avokaten franko-izraelite, duke theksuar se fjalët e saj janë “të papranueshme” pasi në mesin e të vrarëve në Rripin e Gazës së rrethuar ka fëmijë dhe gra.
Pretendimi i avokates Kupfer-Naouri mori edhe kritika nga shumë përdorues të mediave sociale.
Këtë javë, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor.
Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, është rritur në të paktën 8.796, përfshirë 3.648 fëmijë dhe 2.290 gra.
Po ashtu të paktën 1.538 izraelitë janë vrarë në konfliktin aktual.
Burimi: AA