Garda e Republikës iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se një prej gardistëve që qëndronte pas Ervin Salianjit, ishte i armatosur.
Reagim i Gardës së Republikës
Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:
Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.
Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet.
Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit.