Skip to content

“Të ndëshkohen përdhunuesit”/ Protestë në Vlorë në mbështetje të 26 vjeçares së abuzuar

Subscribe

Aktivistë të shumtë nga organizata të shoqërisë civile në Vlorë kanë protestuar këtë të enjte, përpara Prokurorisë për të kërkuar drejtësi për 26-vjeçaren e abuzuar disa ditë më parë  nga 4 persona, dy prej të cilëve janë pas hekurave dhe dy të tjerë janë ende në kërkim.

 

Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë kërkuar ndëshkim maksimal të fajtorëve

 

BRIKENA PUKA

 

DREJTUESE E QËNDRËS “VATRA”

 

“Kërkojmë marrjen e masave mbrojtëse për viktimën, kryerjen me përgjesi të hetimeve  dhë dënimin maksimal sipas ligjit të autorëve”.

 

Të pranishëm në këtë proteste ishin edhe këshilltarët e bashkisë Vlorë.  Ndërkohë që më herët në këshillin bashkiak të Vlorës është parashtruar kërkesa për nënshkrimin e një rezolute kundër dhunës ndaj grave

 

EGLA IMERAJ

 

Duam të përcjellim vetëm një mesazh: Drejtësia duhet të bëjë drejtësi!

 

LILJANA BRESHANI

 

Të thyejmë paragjykimet, jo vetëm në komunitete por edhe për viktimat që mbeten të pambrojtura

 

Aktivistët kanë marshuar me pankarta përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë.