Nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe deputeti Petrit Vasili thotë se koncesionet janë forma e vjedhjes së qeverisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se këto koncesionet janë shndërruar në gangrenën e ekonomisë së Shqipërisë dhe në një gjenerator korrupsioni.
Sipas tij “vetë proceset hetimore dhe ato fare pak dënime që drejtësia ka ndërmarrë janë prove e pakundërshtueshme qe këto koncesione janë konceptuar dhe zbatuar në mënyrë tërësisht korruptive”, shkruan Vasili.
REAGIMI I VASILIT
Skandali. Koncesionet sa me shume hetohen aq me shume shtohen!
Koncesionet janë evidentuar qarte si nje forme e vjedhjes masive prej qeverise te taksave te qytetareve.
Vete proceset hetimore dhe ato fare pak dënime që drejtësia ka ndërmarrë janë prove e pakundërshtueshme qe këto koncesione janë konceptuar dhe zbatuar në mënyrë tërësisht korruptive.
◾️Që nga viti 2017 deri në 2024, buxheti ka paguar dhe pritet të paguajë (përfshirë vitin e ardhshëm) 86 miliardë lekë (rreth 800 milionë euro) për 12 kontrata koncesionare të tipit të Partneritetit Publik-Privat (PPP).(Monitor).
◾️”Për gjashtë nga këto kontrata është hapur hetimi nga Njësia e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrimi i produkteve të veprës penale, ku është provuar se janë shpërdoruar paratë e buxhetit.
◾️Vlera totale e këtyre 6 koncesioneve për periudhën 2017-2024 është gati 40 miliardë lekë, që është mesatarisht sa gjysma e buxhetit të investimeve kapitale në një vit”.
◾️Ndonëse SPAK është në veprim, pagesat për PPP-të janë në rritje me 9.3% në buxhetin e 2024. (Monitor).
Përfundim!
—————————
Demi ekonomik po thellohet se tepermi dhe ato jane shnderruar ne gangrenen e ekonomise se Shqiperise dhe ne nje gjenerator korrupsioni.
Kryeministri po vazhdon te miratoje koncesione te tjera, te cilat jane shnderruar ne nje llogari shumevjeçare rrjedhese per mafian dhe qeveritaret.
