Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë.
Epiqendra ka qenë në Bradashesh të Elbasanit, me magnitudë 4.1 ballë dhe thellësi 5 km.
Ndërkohë sipas IGJEUM, pak sekonda më vonë ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi 15 km.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Tiranës.
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.