Ish-kryeministri, Sali Berisha në një konferencë për mediat, deklaroi se kreu i SPAK nuk mund të marrë një çështje ndaj tij, pasi u shkarkuara prej ligjit të lustracionit të iniciuar nga vetë ai.
Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të prokurorëve të SPAK, duke e konsideruar Enkeleda Millonai, e cila po e heton, si përfaqësuese të bandës së Elbasanit.
“Nga njëra anë urdhëron falangat e krimit në SKAP dhe gjykata, a e dini ju historinë e prokurorëve që janë në konflikt të plotë interesi? Arben Kraja ka lënë detyrën për shkak të ligjit të lustracionit, të iniciuar nga Sali Berisha dhe të votuar në parlament.
Në kodin më minimal moral, ai nuk mund të merrte kurrë në shqyrtim një çështje të Berishës.
Nuk ka lënë zyrat se kam pasur armiqësi personale ndaj tij, e ka lënë se unë kam bërë ligjin që ish-xhelatët e Sigurimit të Shtetit të dalin nga drejtësia”, tha ai. “A e dini ju që Mellonai, prokurorja e bandës së Elbasanit, përfaqësuesja e bandës së Elbasanit, merr pak çfarë ka bërë me djegësin e Elbasanit prej Qazim Sejdinit, që ishte kapoja, Don Lala, i denoncuar nga unë kushedi sa herë.
Sa herë e kam denoncuar këtu aktin e saj kriminal të marrjes së dosjes së qytetarit Jamarbër Malltezi për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën”, shtoi ai.
Berisha ka akuzuar organet më të larta të drejtësisë në vend se po i shërbejnë kryeministrit, Edi Rama. Ai mohoi sërish të jetë përfshirë në aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.