Skip to content

Ministrja e Shëndetësisë viziton në spital foshnjën e braktisur/ Mjekët: Gjendja është e rëndë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi në Maternitetin “Koço Gliozheni”, foshnjën e gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

 

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës.

 

Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit vijon të paraqitet tepër e rëndë si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.

 

Pasi u reanimua intesivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta. Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.