Skip to content

Parlamenti rrëzoi iniciativat e PD në ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve, Tabaku: Do t’i vendosnin fre korrupsionit, janë sektori më i pakontrolluar

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar pas rrëzimit të iniciativate të Partisë Demokratike në ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve, duke u shprehur se ligjet e hartuara me standardet më të mira të BE-së do t’i vendosnin fre korrupsionit.

Tabaku shprehet se arsyeja pse rrëzohen është sepse i propozon opozita, ndërsa thekson se edhe progres raporti i KE, sektori i koncesioneve, është një nga sektorët më të pakorolluar, prandaj është e nevojshme ta vendosin në binarët e ligjit.

“Sot fatkeqësisht parlamenti votoi kundër iniciativave të Partisë Demokratike në ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve. Ligje të hartuara në standardet më të mira të BE të cilat vendosin nën fre korrupsionin  në sektorin më të korruptuar në Shqipëri atë të kontratave publike. Ku kishim parasysh ndalimin e kompanive offshore, ndalimin e kompanive pa kapitale, pa asete, kompanive që nuk kryejnë punët publike.

Qartësisht kishim vetëm një problem,  i propozonte opozita. Sot, sektori i koncesioneve, PPP-ve siç thotë Progres raporti është nga sektorët më të pakontrolluar ndaj është e nevojshme ta vendosim atë në binarët e ligjit. Por nga ana tjetër  ashtu siç thotë dhe Progres Raporti dhe hapësira e opozitës në parlament pikërisht për të ushtruar këtë rol; për të propozuar ligje, për të hetuar, për të kontrolluar, për të mbikqyrur qeverinë është totalisht e kufizuar”, tha Tabaku.

“”