Skip to content

Fëmijët “zgjohen” në shkollë, nxënësit në Balldre detyrohen të qëndrojnë në të ftohtë në pritje të mësimit

WhatsApp Image 2023 11 12 at 12.41.22 PM

Ndonëse janë vetëm 3 kilometra larg nga shkolla ku mësojnë, fëmijët e fshatit Balldre në Lezhë detyrohen të zgjohen në orën 6 e 30 minuta dhe të qëndrojnë çdo mëngjes përreth 1 orë në oborrin e shkollës, pasi autobusi i sjell shumë herët.

 

Mes tyre ka dhe shumë  fëmijë parashkollor dhe problemi më i madh është gjatë stinës së dimrit, ku dhe temperaturat janë të ulëta dhe shpesh herë ka reshje shiu.

 

Fëmijët zgjohen që në 6 pa 10 rrinë  presin pastaj që në  gjashtë e gjysmë të vij t’i marrë furgoni , në të ftohtë në shi.

Unë kam 4 fëmijë, farë duhet të bëjmë në këtë situatë, ata janë të vegjël dhe nuk mund të rrinë jashtë kaq shumë se edhe koha sa vjen dhe po ftohet .

 

Ndërkohë i kontaktuar për këtë çështje Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Hasan Muça, tha se shumë shpejt  do të zhvillohet një takim me kompaninë që bën transportin e nxënësve për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike.