KORCE
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Korçe-Pogradec.
Një makinë tip ‘Volkswagen’ me targa AA022IX ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Audi’ me targa AA999MD që ishte parkuar anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy mjetet si dhe shoferi i mjetit ‘Volkswagen’ me inicialet E.L, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rende shëndetesore.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.
Njoftimi nga policia:
Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E.L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip “Audi”, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.
Për pasojë shtetasi E.L, ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(d.d/BalkanWeb)
