Skip to content

Propozimi: taksë edhe për markat e huaja që vijnë nga Serbia, Coca Cola një prej tyre

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala propozoi futjen e një takse 100 për qind edhe për të gjitha produktet e kompanive të huaja që prodhojnë në Serbi, përfshirë Coca-Cola-n.

Ai shpjegoi se nëntë marka ndërkombëtare janë duke u prodhuar në Serbinë qendrore, e të cilat duhet të tatohen si dhe produktet serbe.

Por ka qenë ministri Besim Beqaj i Partisë Demokratike të Kosovës që e ka kundërshtuar propozimin.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shtyrë kështu propozimin për mocionin për takimin e ardhshëm të qeverisë.

Më 6 nëntor, qeveria e Kosovës rriti taksat doganore për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja me 10 përqind, dhe pastaj dy javë më vonë, taksat doganore mbi mallrat nga ato vende u rritën në 100 përqind.

Përkundër indinjatës së bashkësisë ndërkombëtare dhe thirrjeve të vazhdueshme për tërheqjen e këtyre masave, Kosova nuk ka treguar shenja tërheqjeje deri tani. Ndërkohë, po mendon taksim edhe për produktet e markave të huaja, të cilët nuk ishin pjesë e masës së ndërmarrë edhe për arsye politike.