Skip to content

Izraeli arreston 78 palestinezë, përfshirë 17 studente në Bregun Perëndimor

thumbs b c 45c96ec44fc1e1d2f0c267b309fbd1e7

Forcat izraelite arrestuan 78 palestinezë prej të cilëve 17 vajza studente universitare në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se Izraeli vazhdon operacionet për arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Në operacionet që forcat izraelite kanë kryer natën dhe në orët e mëngjesit, kanë arrestuar 78 palestinezë prej të cilëve 17 janë vajza studente universitare në qytetin Al-Khalil.

Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e bllokuar të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani ka arritur në 2.560.

Forcat izraelite teksa bombardojnë intensivisht Rripin e Gazës që nga 7 tetori, ato zhvillojnë edhe bastisje në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim dhe kryejnë operacione arrestimesh kundër palestinezëve me pretendime të ndryshme.
Burimi: AA