Skip to content

U gjet i pa jetë në automjet, identifikohet 39-vjeçari në Fier

Julian Balliu është 39-vjeçari që u gjet i pa jetë në automjetin e tij, në Daullas te Libofshës. Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Nga të dhënat e para dyshohet për vetëvrasje.

 

39-vjeçari rezulton të ketë ndërruar jetë si pasojë e një plumbi të marrë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër, banorë të zonës shprehen se nuk kanë dëgjuar krisma.