Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi, ka publikuar një foto nga salla e Kuvendit ku shihet Garda përpara se të niste seanca parlamentare.
Bardhi shkruan se Kuvendi gënjeu kur tha se nuk janë marrë masa “të posaçme autoritare për seancën e të hënës”.
Ai theksoi se foto tregon momentin kur forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, duke e konsideruar një akt të paprecedent në këto 32 vjet.
“Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet.
