Skip to content

EMRAT/ Arrestohen 3 anëtarë të një grupi kriminal në Vaun e Dejës, dy në kërkim

Policia ka vënë në pranga 3 anëtarë të një grupi kriminal në Vaun e Dejës. Tre të arrestuarit rezultojnë autorë të një sërë ngjarjesh kriminale, si djegie automjetesh dhe vjedhje banesash në Shkodër dhe në Vaun e Dejës.

 

“Këta shtetas, autorë të dyshuar të: djegie së 4 automjeteve, 4 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe 2 vjedhjeve në banesa në Shkodër”, thuhet në njoftim.

 

Po ashtu, policia ka identifikuar dhe dy bashkëpunëtorë të të arrestuarve dhe i ka shpallur në kërkim.

 

Në kuadër të operacionit “Polinomi” u arrestuan shtetasit Gerisjan Duli, Rasim Gorrila dhe Fatjon Jubani dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve Kledis Dibra dhe Amarildo Ndoj.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.