Skip to content

Sherr për parkingun në Lezhë, plagoset me armë 35-vjeçari

Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e kësaj të shtune në Lezhë pranë shinave të trenit.

 

I plagosur ka mbetur 35-vjeçari, Tonin Ndreca, pas një konflikti për një parking.

 

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën ne spital.

 

Autori i dyshuar i krimit, Marjan Kola, pasi qëlloi me armë, është larguar nga vendngjarja.

 

Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe në përpjekje për ta vënë në pranga.