Në Parkun Kombëtar të Qafshtamës, niveli i dëborës ka shkuar rreth 30 cm.
Mësohet se momentalisht aksi Krujë- Qafshtamë është i kalueshëm me vështirësi.
Në fshatrat e malësive, niveli i dëborës është më i ulët dhe nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo për problematika.
Reshje dëbore ka patur dhe ne malin e Krujës ku niveli i saje shkon në rreth 10 cm.
Rruga është e kalueshme me vështirësi si pasojë e prezencës se akullit dhe dëborës.