Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, është shprehur se formimi i ushtrisë nuk synon të rrezikojë askënd, por ajo do të jetë një forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

 

Ai ka falënderuar për kontributin e të gjithë aktorëve relevantë dhe parlamentarët për aprovimin e tri ligjeve për transformimin e FSK-s në ushtri të Kosovës, gjeneral Rama theksoi se FSK-ja me mision të ri në të ardhmen do të jetë forcë paqeruajtëse.

 

“Nuk është qëllimi ynë ta rrezikojmë dikë, dhe mbi bazën e këtij parimi, kemi pasur këto dy vitet e fundit, angazhim të madh njoftues në kryeqytet më të mëdha evropiane, ku qëllimi dhe synimi ynë ishte njoftimi për së afërmi me procesin e transformimit të FSK-së”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij gjenerali, është shprehur se FSK-ja ka për objektiv që në të ardhmen të jetë pjesë e strukturave të NATO-s. Duke folur për shkollimin, trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së, ai tha se djemtë dhe vajzat e FSK-së, kudo që kanë marrë pjesë, kanë qenë më të mirët, duke numëruar shtetet si SHBA, Gjermania, Turqia, Shqipëria, etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re