“Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon”, kështu është shprehur për median greke Skai kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës.

“Ligji në Shqipëri nuk funksionon. Në datën 4 dhjetor, pas 6 muajsh pengesë, do të ekzekutohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo”, ka deklaruar Fredi Beleri

Sipas tij, ligji është i qartë, kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të betohet.

“Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare, kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, theksoi ai.

Më tej ai u shpreh se “Rama shihet si pro-evropian dhe modern, ndërkohë që 1 milion shqiptarë janë larguar  nga vendi” tha ai, duke e cilësuar Edi Ramën si “të llastuar”.

“Shumë media shqiptare mbështesin qëndrimin e Greqisë. Ata që mbështesin Ramën janë shumë të paktë dhe janë të drejtuar, tha Fredi Beleri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko