Pak ditë më parë, partitë e vogla aleatë të opozitës, dolën me një strategji të re, e cila ishte krijimi i një federatë, që sipas tyre do të bënte bashkë të gjithë aktorët opozitarë pa përjashtim.

Në lidhje me këtë temë, kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, ftuar në emisionin “Open” në News 24 ka folur edhe për një “bashkim” të Berishës dhe Bashës në këtë federatë.

Duka u shpreh ndër të tjera se interesi ndonjëherë bën bashkë edhe armiq dhe se kjo sipas tij është e vetmja mënyrë për të shkuar drejt pushtetit.

Ai shton se pavarësisht kësaj, ai është skeptik për realizimin e këtij projekti, i cili është e vetmja mundësi momentalisht për krijimin e një fryme të përbashkët opozitare.

“Nëse ne bashkohemi zgjidhet problemi i kodit zgjedhor. Duhet të marrim të drejtat kushtetuese që na takojnë, të paktën duhet të kemi kohezion dhe të krijojmë një frymë të përbashkët. Ndonjëherë interesi bashkon edhe armiq, kështu mund të shkohet drejt pushtetit. Megjithatë unë jam skeptik për realizimin e këtij projekti”, tha Duka mes të tjerash.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko