Dy banesa përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure, në Maliq. Ngjarja është regjistruar në fshatin Pendavinj, ku dy banesat e shkrumbuara ndodhen ngjitur njëra-tjetrës.

 

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko