Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

Me datë 26 nëntor SPAK dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim për Alma Kaçin së bashku me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, me akuzën e korrupsionit.

 

Hetimet nisën pas publikimit të videos erotike, ku shfaqeshin Kaçi dhe Gjici në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit në momente intime.

 

Këtë të mërkurë edhe ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

 

Ai akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim detyre”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko