Subscribe
Kurora me lule u vendosën në monumentin “Nëna Shqipëri” në nderim të dëshmorëve të rënë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesi nazi-fashist.
Drejtuesit më të lartë të vendit, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të familjeve të veteranëve vendosën kurora me lule dhe u përkulën me nderim ndaj dëshmorëve të atdheut në 79-vjetorin e çlirimit.
Nderime në varrezat e dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore bëri edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që njëjtë me shumicën socialiste njeh si datë të çlirimit 29 nëntorin.
Si në çdo vit, politika është e ndarë në nderimin e dëshmorëve. Për demokratët çlirimi i Shqipërisë erdhi në 28, ndërsa socialistët njohin 29 nëntorin e 1944 si ditën kur vendi ynë u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë.