Si çdo vit, edhe në këtë 79-vjetor të çlirimit të Shqipërisë, homazhet dhe nderimet për ata që dhanë jetën për atdheun u kryen vetëm nga të majtit. Por për herë të parë në Shkodër, 29 Nëntori u njoh si datë edhe nga bashkia, e cila pas 3 dekadash e futi në kalendarin e aktiviteteve të saj.

 

Edhe këtë vit nostalgjikët e periudhës komuniste dhe diktatorit Enver Hoxha nuk munguan në këtë ceremoni, duke u shfaqur krah përfaqësuesve të pushtetit vendor.

 

Vendosjen e 29 nëntorit në kalendarin e aktiviteteve të pushtetit vendor e përshëndetën edhe  përfaqësuesit e veteranëve.

 

ZAMIR LLAZANI

 

KRYETAR I LANC SHKODËR

 

E nderojmë shumë pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër ka bërë detyrën kushtetuese se kjo është detyrë shteti se praktika që ka ndjek shteti në Shkodër ka qenë antiligjore.

 

Homazhe për 29 nëntori u zhvilluan edhe në qytetet e tjera të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko