
Një 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri mbrëmjen en kësaj të mërkure në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, ku sipas informacioneve bëhet me dije se janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit Brisilda Gjinkolaj., 17 vjeçe dhe Erjon Benga , 23 vjeç.
Te dy te rinjte kane qene ne nje makine, ndërkohë bëhet me dije se vajza është qëlluar me një plumb në kokë. Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra Griselda, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i riu, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
