Ushtria izraelite në një deklaratë disa minuta para përfundimit të “pauzës humanitare” në Rripin e Gazës njoftoi zgjatjen e kësaj pauze.
Në një deklaratë nga ushtria nuk paraqitet informacion se për sa ditë është zgjatur “pauza humanitare”.
“Në kuadër të përpjekjeve të ndërmjetësuesve do të vazhdojë (procesi) për pauzën e operacioneve në përputhje me vazhdimin e lirimit të pengjeve dhe me kushtet e kornizës (marrëveshjes)”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga Hamasi vihet në dukje se është vendosur që “pauza humanitare” të zgjatet për një ditë.
Gjithashtu edhe Katari i cili ndërmjetëson mes Izraelit dh Hamasit konfirmoi zgjatjen e “pauzës humanitare”.
Burimi: AA