Skip to content

Pas përfundimit të “pauzës humanitare”, Izraeli për dy orë vrau 14 palestinezë

Sot në mëngjes, pas përfundimit të “pauzës humanitare”, Izraeli vrau 14 palestinezë në sulmet ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës.

“Brenda dy orëve nga përfundimi i pauzës humanitare, numri i të vrarëve nga sulmet izraelite u rrit në 14 dhe dhjetëra njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë u plagosën”, thuhet në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar “pauza humanitare”, e cila ka hyrë në fuqi të premten e 24 nëntorit në orën 08:00 në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Pauza humanitare katër-ditore e ndërmjetësuar nga Katari hyri në fuqi të premten, e cila ndaloi përkohësisht sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe kishte përfshirë lirimin e izraelitëve nga Hamasi në këmbim të lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite.

Të hënën në mbrëmje, Katari njoftoi një marrëveshje për vazhdimin e pushimit fillestar katër-ditorë për dy ditë të tjera dhe më pas u zgjat edhe për 24 orë të tjera.

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar “pauza humanitare”, e cila ka hyrë në fuqi të premten e 24 nëntorit, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit. Izraeli më pas filloi menjëherë sulmet dhe bombardimet në disa lokacione në Rripin e Gazës.
Burimi: AA