27 dhjetor Në kuadër të aktiviteteve me rastin e festave të fundvitit, grupi popullor i këngës qytetare pranë Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat, dha një koncert me këngë qytetare.

Me një repertor të pasur artistik, ata sollën për spektatorin beratas këngët më të mira qytetare, duke promovuar vlerat kulturore të qytetit të një mbi një dritareve.

Koncerti u realizua me drejtues muzike, Albi Kadëna, drejtues i orkestrës Florenc Qafa, regji dhe libret nga Shpëtim Dyrmishi dhe drejtuese artistike, Migena Hoxha.

Aktivitetet artistike të organizuara nga bashkia e Beratit do të vazhdojnë deri në 31 dhjetor.






/m.m/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko