
Një familje franceze është shpëtuar nga policia e Korçës, pasi mjeti tip kamion me të cilin lëviznin kishte rrëshkitur në akull në afërsi të rezervuarit të Gjançit dhe rrezikonte të përmbysej.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Vithkuq në afërsi të rezervuarit të Gjançit, ku një çift turistësh francezë së bashku me djalin e tyre të mitur 3-vjeçar, të cilët po udhëtonin drejt kësaj zone me qëllime turistike, kishin kërkuar ndihmën e Policisë, pasi mjeti tip kamion, me të cilin ata udhëtonin, kishte rrëshkitur në akull, duke rrezikuar të përmbysej.
Shpëtimi i tyre është bërë nga forcat e zjarrfikëses, të ndihmuar nga punonjësit e Policisë dhe të Bashkisë me anë të një mjeti tip fadromë dhe një borëpastruese, bënë të mundur nxjerrjen e kamionit pa dëmtime dhe iu dhanë ndihmën e nevojshme tre shtetasve të huaj.
