Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka përndjekur për disa muaj një vajzë. Pas denoncimit të kësaj të fundit, i riu ka ushtruar dhunë dhe e ka kanosur për ta detyruar të tërheq denoncimin ndaj tij.

 

Ermal Cane, banues në Lushnjë, raportohet se më herët ishte në një lidhje dashurie me 24-vjeçaren.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24 vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Folloëing””, thuhet në njoftim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko