Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kongresin e jashtëzakonshëm të PS që mbahet në Ditën e Rinisë.
Sali Berisha: “Rilindja e Ramës ishte ç’bërja, hakmarrja ndaj demokracisë. Në 10 vite, ai ia doli të ç’bëjë një nga një arritjet e 8 Dhjetorit, ia doli me vendosmëri të vendoste në vend një diktaturë bande, por një diktaturë po aq moniste sa ishte diktatura komuniste në kulmin e saj. Kur u themelua PD u bënë përpjeke që të mos regjistrohej, por u regjistrua. Sot ka një armik të egër të vlerave të demokracisë, dhe është Rama, i cili rilindi komunizmin.
Një kryeministër që së fundmi rrëmben një nga një të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës. Nuk ka kampe përqendrimi as dhe burgje të mbushur me të burgosur politik e skuadra pushkatimi, por është diktatura më genocidale, krijoi kushte për shpopullim duke tejkaluar diktaturën komuniste.
Përjetojmë sot rënien e 8 dhjetorit të ’90.
Rama mblidhet dhe mendon se na impresionon, mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe dajos së tij xhelat. Sot ka rikthyer pushtetin monist të etërve të tij.
Ky 8 Dhjetor, që është bërë i pavdekshëm, të ngrihemi me sakrifica dhe të përmbysim diktaturën e krimit drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.