Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama ka zëvendësuar ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushatin me Gent Cakajn.
Kosovari Gent Cakaj deri më tani ka mbajtur posin e zëvendës ministrit të Jashtëm, detyrë të cilën e mori më 19 qershor të 2018, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa përpara se të vendosej në këtë post, Cakaj ka qenë këshilltarë i Ramës.
Ndërkohë, duke filluar nga dita e sotme ai do jetë ministri i ri për Punët e Jashtmë dhe Europën./
