Kryeministri Edi Rama tha se tenderat do behën me Inteligjencë Artificiale dhe pa letra, duke lehtesuar keshtu procedurat.
Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kreu i qeverisë u shpreh se po punojnë do ti çojnë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificiale në prokurime.
Sipas tij, ambicia është që brenda këtij mandati qeveria të prezantojë sistemin e prokurimeve me inteligjencë artificiale.
“Në Shqipëri zhvillohet një numër tenderash që është sa një bashki e mesme. Numri i komisionerëve është sa numri i banorëve të një bashkie te mesme. Mijëra e mijëra…Proceset janë absolutisht arkaike, pavarësisht se ligji i prokurimeve ka avancuar
Ne po punojmë do ti çojmë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificiale në prokurime, por ambicia është që brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencë artificiale që do të thotë faktikisht se do të prokurohet pa letra. Të gjithë konkurrentet nuk do të kenë asnjë kontakt me asnjë komisione dhe çdo kush që mund të jetë më sipër nuk do mund ta influencojë tenderin.
Të gjitha të dhënat e cdo kompanie do merren nga IA dhe jo nga kompania., Kompania thjesht do sjellë projektin, do japë çmimin dhe do presë rezultatin. Asgjë tjetër. Kjo do jetë transparente për të gjithë. IA do bëjë të gjithë pastrimin e procedurave”, tha Rama.
