Prokuroria e Poscaçme (SPAK) ka lëshuar 15 urdhër-arreste lidhur me aferën e incineratorit të Tiranës.
Burime për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj, bëjnë me dije se aksioni për zbatimin e 15 urdhër-arresteve të SPAK është në vijim.
Këto janë edhe urdhër arrestet e para të lëshuara nga SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me komunikatë zyrtare dhe të japë më shumë detaje rreth operacionit që është duke u zhvilluar.
Afera e inceneratorëve ka çuar pas hekurave ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka si dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
