Dy persona janë grabitur nën kërcënimin e një pistolete lodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, kur dy të mitur nga 17 vjeç i vodhën një shumë parash dy shtetasve dhe më pas u larguan me biçikletë.

Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kapi njërin prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë.  Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij.

Sipas bluve të kryeqytetit, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Njoftimi i policise

I vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, dy shtetasve, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kap njëri prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë.  Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko