Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë të kuptohet se do të zbatojë vendimin që do të marrë parlamenti, të cilit iu kërkua nga SPAK autorizim për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e tij.
Berisha sqaroi se nuk ishte paraqitur më herët në gjykatë, pasi sipas tij urdhri ishte antikushtetues, madje thekson se ishte përgatitur për të cuar në Gjykatë Kushtetuese. Por tani ai theksoi se do të zbatojë vendimin që do të marrë Parlamenti.
Por sipas Berishës, pavarësisht se do zbatoje vendimin, ai thote se “kjo e gjitha është vepër e Edi Ramës”.
“Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit do ta respektoj pa asnjë diskutim.
Tani parlamenti të votojë ç’të dojë. Unë kam votuar abrogimin e nënti 70 të kushtetutës të pikës 3 që i jep këto këto atribute deputetit
Unë po e përgatisja ta çoja në gjykatën kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos unë do ta zbatoja. Pse? Sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese E merrte përsipër GJK që nuk e ka tagër ndryshimin, por një vendim i GJK do të ishte 100% e zbatueshme për faktin se në doktrinën e të drejtës vendimi i GJK është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhet shteg për të zbatuar amendamentin që unë kam çuar në 2012.
Kjo është e gjitha e Edi Ramës, por unë e kam thënë pa asnjë kusht për hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime. Një për vete dhe një për të tjerët. Unë atë që mendoj për vete e mendoj edhe për të tjerët. A është i drejtë apo jo, kjo është çështje tjetër. Asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, tani e zgjidh parlamenti.
Sa herë kanë ardhur ato fletushkat i kam thënë çojnë në parlament. Tani e vendos parlamenti”, tha Berisha në një konferencë me gazetarët.
