Subscribe
Vizionplus.tv raportoi më herët për të shtëna me armë gjatë natës në Kurbin, ku ishte i përfshirë edhe një punonjës policie.
Korrespondenti Altin Mema bën me dije se ka qenë vetë efektivi i forcave “Shqiponja” që ka denoncuar në komisariat se persona të maskuar i kanë zënë rrugën teksa po lëvizte me makinë dhe kanë qëlluar në ajër.
Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit, gjatë këtij momenti ai ka nxjerrë armën e shërbimit duke qëlluar po ashtu në ajër, ndërkohë që personat në fjalë janë larguar me shpejtësi.
Për momentin nuk ka detaje të tjera në lidhje me ngjarjen dhe policia po heton nëse kemi të bëjmë me një inskenim apo ngjarje të vërtetë duke shkuar më pas edhe në shkaqet e saj. /
