Skip to content

“Jemi gati të hapim negociatat!”- Komisioneri i BE për zgjerimin takon kryeministrin Rama në Bruksel: Faza e parë me sukses. Pritet Konferenca Ndërqeveritare

Kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve për Samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor, është takuar me komisionerin e Bashkimti Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Varhelyi u shpreh përmes një postimi në rrjetin social “X” se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Shqipërinë.

“Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkroi Varhelyi.

On the margins of #EUWBSummit discussed next steps of #Albania on its #EU path w/ PM @ediramaal

As we finished the screening exercise, we’re ready to open accession negotiations on Fundamentals – Cluster 1 – in the framework of an Intergovernmental Conference still this year. pic.twitter.com/lgNv3RkTOq

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 13, 2023

“”