Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji merr pjesë në konferencën botërore për antikorrupsion në Atlanta, SHBA.
Me anë të një video-selfie nga konferenca, Salianji shprehet se lufta kundër korrupsionit është jetike për një vend si Shqipëria për ta shpëtuar nga plaga më e madhe që e ka mbërthyer prej 10 vitesh.
“Në Atlanta, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e domosdoshme për çdo vend që të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëri-tjetrin për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet, pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë. Ky është mesazhi kryesor që po jepet në Qendrën Qeveritare të Kongreseve” tha Salianji.
Postimi:
Në Atlanta 🇺🇸 në konferencën botërore 🇺🇳 për antikorrupsionin! Lufta kundër korrupsionit është jetike për vende si ne, për Shqipërinë 🇦🇱,për ta shpëtuar nga plaga më e madhe që e ka mberthyer tash 10 vite!
