Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Lezhës, në afërsi të zonës së tregut.
Një automjet tip “Audi” ka përplasur një grua e cila po kalonte në vizat e bardha.
Ajo u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e lezhës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shoferi qe shkaktoi aksidentin nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. ai është shoqëruar në polici ku ka dhënë shpjegime mbi rrethanat e përplasjes./
