Subscribe
Mëngjesi i së premtes riktheu dëborën në zonat malore të juglindjes dhe të veriut të vendit.
Në juglindje reshjet krijuan probleme në qarkullimin e mjeteve sidomos në zonat e thella.
Më problematik paraqitet aksi rrugor Bellovodë – Vithkuq – Shtyllë – Panarit.
Në këtë zonë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 7 cm ndërkohë që në majë të Mashkullorës ajo arrin në 15 cm.
Qarkullimi në fshatrat turistikë të Voskopojës e Dardhës është normal por policia rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që të kenë goma dimërore.
Ndërsa në veri në akset rrugore Hani Hotit-Tamare, Vermosh dhe Boge-Theth ka reshje shiu dhe ne lartesi mbi 1000 m po bie dëborë.
Gjatë natës në këto akse pati edhe renie të gurevë e të inerteve qe janë pastruar.
Në Kukës nga ana tjetër, i gjithë territori gjatë gjithë natës është përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Në Shishtavec trashësia e saj shkon deri në 30 cm dhe Valbonë deri në 5 cm.
Aktualisht rrugët kombëtare janë të qarkullueshme normalisht./